Tarifat amerikane

Tarifat amerikane

Presidenti rus Vlladimir Putin ka thënë sot se e ka paralajmërua Evropën para shumë vitesh për rrezikun e vendosjes nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të rregullave ndaj saj, dhe se tani janë vendet evropiane ato që po e paguajnë çmimin.

Duke folur gjatë konference telefonike për qytetarë, presidenti Putin krahasoi tarifat e imponuara nga Uashingtoni ndaj importit të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, Maksika dhe Bashkimi Evropian me sanksionet ekonomike.

“Duket se partnerët tanë besonin se ata asnjëherë nuk do të prekeshin nga këto politika kundërproduktive të kufizimeve dhe sanksioneve. Por tani po shohim se kjo po ndodhë“, tha Putin.

Presidenti rus tha se kishte paralajmëruar gjatë një fjalimi në Mynih në vitin 2007 mbi rritjen e një sensi amerikan të jashtëzakonshmërisë dhe rrezikut për të vendosur rregullat e veta ndaj vendeve tjera.

Putin e paralajmëroi gjatë fjalimit të tij edhe Ukrainën fqinje kundër çdo lloj veprimi ushtarak ndaj separatistëve pro-rusë në lindje të vendit ndërkohë që Rusia do të mirëpres kampionatin botërore të futbollit.

Putin i cili u rizgjodh fare lehtë president i vendit në zgjedhjet e marsit, që nga viti 2001 e shfrytëzon konferencën e drejtpërdrejt telefonike për të paraqitur vetën si një zgjidhës të problemeve në vend dhe mbrojtës të palëkundur të interesave të Rusisë në skenën ndërkombëtare./21Media