Putin këtë javë mund të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara

Ekziston një “mundësi realiste” që presidenti rus, Vladimir Putin të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës kur ai t’i drejtohet parlamentit rus të premten, sipas ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Referendumet e diskredituara janë duke u zhvilluar në zonat e pushtuara të vendit prej disa ditësh dhe pritet të përfundojnë sot, transmeton rtv21.tv.
Ukraina dhe Perëndimi thonë se rezultati është vendosur tashmë nga Kremlini dhe do të përdoret si një justifikim për një rrëmbim të paligjshëm të tokës./21Media

Back to top button