Putin me homologun kinez, për të përforcuar lidhjet

Gjatë viteve të fundit, Rusia dhe Kina kanë forcuar marrëdhëniet ekonomike

Presidenti rus, Vladimir Putin do të pres sot në Moskë homologun e tij kinez, Xi Jinping për të zhvilluar një takim në përpjekje për të përforcuar lidhjet midis fuqive të mëdha lindore.

Gjatë viteve të fundit, Rusia dhe Kina kanë forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike në mes të tensioneve me SHBA-në, që e ka kundërshtuar gjeopolitikën ruse dhe kineze.

“Tregtia midis Rusisë dhe Kinës u rrit 33 për qind në pesë muajt e parë të këtij viti në rreth 32 miliardë dollarë”, njoftoi agjensia kineze e lajmeve “Xinhua” përpara vizitës dy-ditore të presidentit, Xi.

“Presidenti Putin dhe holmologu i tij Xi do të takohen me krerët e biznesit për të forcuar bashkëpunimin ekonomik midis vendeve fqinje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për mediat shtetërore ruse.

Marrëveshjet që pritet të nënshkruhen gjatë kësaj vizite mendohet të arrijnë një vlerë prej 10 miliardë dollarësh.

Back to top button