Putin: Sanksionet komplikojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi

Putini tha se veprimi është i dëmshëm

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se sanksionet e reja kundër Rusisë të miratuara nga ana e Senatit amerikan do të komplikojnë marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit.

“Këto sanksione do të komplikojë me siguri marrëdhëniet ruso-amerikane. Kam bindjen se ky veprim është i dëmshëm”, deklaroi Putin në një intervistë të publikuar sot në televizionin rus.

Duke konfirmuar se ishte e parakohshme të flitej tani për një përgjigje ruse ndaj këtyre sanksioneve, Putin paralajmëroi se Rusia duhet të rregullohet, të bëjë diçka më tepër në formë kundërpeshe.

“Cilado qofshin vendimet që janë marrë nga ana tjetër e Oqeanit, nuk do të na çojnë as në një bllokim të mundshëm apo kolaps “, siguroi presidenti rus.

Back to top button