Putin: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për sulmin kimik

Putin tha se kanë dëgjuar që “do ti atribohet krimi regjimit”

Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me bombardimin e bazës ajrore të regjimit në Siri nga SHBA-të ka thënë: “Ngjarje e përshtatshme që vendet evropiane të formojnë bashkëpunimin pozitiv me SHBA-të dhe për t’u përdorur në politikën e brendshme amerikane”, raporton aa.

Presidenti rus Putin ka zhvilluar një takim në pallatin e Kremlinit në kryeqytetin e Rusisë, Moskë me presidentin italian Sergio Mattarella.

Në një fjalim të mbajtur në një konferencë të përbashkët për media pas takimit Putin duke e cilësuar “provokim” sulmin kimik të regjimit të Asadit në Han Shejhun tha se do ti bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara për një hetim gjithëpërfshirës.

“Do ti bëjmë thirrje institucionit të OKB-së në Hagë dhe komunitetit ndërkombëtar për hetimin e përdorimit të substancave kimike dhe të jepet një vendim në lidhje me këtë”, tha Putin.

Pasi ka vënë theksin se bombardimi i bazës ajrore të regjimit në Siri nga SHBA-të të rikujton pushtimin e Irakut në vitin 2003, Putin tha: “E dini qëndrimin e vendeve evropiane në periudhën e zgjedhjeve amerikane. Në këtë mënyrë është krijuar një platformë e mirë për të rregulluar marrëdhëniet. Një ngjarje e përshtatshme që vendet evropiane të kalojnë në bashkëpunimin pozitiv me SHBA-të dhe për t’u përdorur në politikën e brendshme amerikane”.

Ndër të tjera Putin tha se kanë dëgjuar që “do ti atribohet krimi regjimit” për përdorimin e substancave kimike në jug të Damaskut.

Ndërsa presidenti italian Sergio Mattarella tha se përdorimi i armëve kimike në Siri është i papranueshëm.

Mattarella, para takimit me Putin u takua me kryeministrin Dmitry Medvedev.

Back to top button