Pas testimit të raketës balistike nga SHBA-ja

Pas testimit të raketës balistike nga SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan të hënën se kishin testuar një raketë balistike, që goditi shënjestrën e saj, pas më shumë se 500 kilometra fluturim.

Kjo është prova e parë e tillë, që kur SHBA-të u tërhoqën nga një traktat i kontrollit të armëve me Rusinë, shkruan rtv21.tv

Presidenti rus Vladimir Putin tha se pas kësaj Rusia nuk mund të qëndrojë duarkryq, dhe se planet amerikane për vendosjen e raketave të reja në rajonin e Azisë dhe Paqësorit “ndikojnë në interesat tona thelbësore, pasi është afër kufijve të Rusisë“.

Siç e dini, ne kurrë nuk kemi dashur, nuk duam dhe nuk do të përfshihemi në një garë të kushtueshme, destruktive të armëve“, tha Putin.

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht u tërhoqën më 2 gusht nga Traktati i Forcave Bërthamore i vitit 1987, që ndaloi lëshimet e në tokë të raketave balistike me një interval midis 500 dhe 5 mijë e 500 kilometra.

Shtetet e Bashkuara, në muajin shkurt, njoftuan se kishin planifikuar të tërhiqeshin nga marrëveshja, duket caktuar një periudhe tërheqjeje gjashtë mujore, pasi akuzuan Rusinë për vite me radhë për shkeljen e paktit./21Media