Puyol e pranon se e refuzoi Barcelonën

Puyol e pranon se e refuzoi Barcelonën

Pas dorëheqjes së Pep Seguera në muajin korrik, Barcelona i ofroi legjendës Carles Puyol të jetë drejtori sportiv i klubit.

Mirëpo Puyol ka refuzuar këtë ofertë.

Spanjolli tha se ky vendim ka qenë shumë i vështirë për të, pasi gjithmonë ka pasur dëshirë të rikthehet në klub.

Pas shumë mendimeve, vendosa të mos e pranojë ofertën. Nuk ka qenë vendim i lehtë sepse gjithmonë kam pasur dëshirë të rikthehem në ‘shtëpi’. Dua të falënderoj klubin që menduan se jam i duhuri për këtë post me shumë përgjegjësi”, deklaroi Puyol./21Media