Pyetje "me spec"

Pyetje “me spec”

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi sot në emisionin “Diçka po zihet” foli për shumë gjëra nga jeta private. Ambasadori shqiptar iu përgjigj disa pyetjeve interesante rreth jetës së tij, të bëra nga reperi i njohur kosovar, MC Kresha.

Disa nga pyetjet më sifiduese të përgatitura nga MC Kresha për mysafirin e radhës në “Diçka po zihet” që kësaj radhe rastisi të jetë diplomati Minxhozi ishin:

A në shehër a në katund?

I pyetur se a do të pëlqente të jetojë në fshat apo në qytet, diplomati u shpreh se të jetosh në fshat është privilegj, sepse tha se fshati të jep privilegj, oksigjen dhe të bën ta duash natyrën sa më tepër. Në kuadër të pyetjeve, Minxhozi tregoi se në Shqipëri do të zgjedhte të jetonte, edhe pse jeton në Kosovë tha që është njëjtë, sepse është pjesë e Shqipërisë. Ai po ashtu tregoi se nga kafshët shtëpiake pëlqen më së shumti qenin, me ç’rast tregoi që mban edhe qen në shtëpi.

Paratë apo suksesi?

I pyetur se a zgjedh paratë apo suksesin, diplomati nga Shqipëria zgjodhi suksesin, ndërsa theksoi se nuk e ka problem të vishet edhe pa marka të njohura.

Fitues dinak apo humbës i hidhur?

Në këtë pyetje Minxhozi zgjodhi të dytën. Ndërsa, kur u pyet se a e ulë krenarinë për dashurinë, Minxhozi u shpreh se këto dyja shkojnë bashkë.

Kujtojmë që prej vitit 2014 Minxhozi mban postin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë./21Media