Ankesa ka të bëjë me një postim të kandidatit për deputet nga kjo parti

Ankesa ka të bëjë me një postim të kandidatit për deputet nga kjo parti

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 2 mijë e 500 euro Nismën Socialdemokrate pas një ankese nga BIRN dhe Internews Kosova.

Ankesa ka të bëjë me një postim të kandidatit për deputet nga kjo parti, Endrit Shala, i cili në rrjetin social ‘Facebook’ ka publikuar një fotografi nga një tubim zgjedhor, ku shihet së bashku me një fëmijë të mitur, i cili mban të veshur një bluzë që bën thirrje për ta votuar kandidatin nga Nisma.

Sipas ankesës, kjo është në kundërshtim me rregulloren zgjedhore nr 13/2013.

Në përgjigjen e Nismës për ankesën thuhet se bëhet fjalë për prezencën e fëmijës së kandidatit, Endrit Shala dhe që do të dëshmohet ky pretendim.

Pas pranimit të ankesës, partia ka larguar nga faqja zyrtare në Facebook foton dhe gjithashtu në përgjigje kanë ofruar si dëshmi deklaratën e bashkësisë familjare të Endrit Shalës.

Edhe pse është larguar fotografia dhe është marrë parasysh deklarata e bashkësisë familjare të kandidatit Endrit Shala, PZAP e ka konsideruar se as familjarët nuk mund të përdoren për bartjen e materialit promovues gjatë fushatës zgjedhore./kallxo