Nisma ka vlerësuar se QNR ka shkelur ligjin kur i ka hapur dyert votave ilegale nga Serbia

Nisma ka vlerësuar se QNR ka shkelur ligjin kur i ka hapur dyert votave ilegale nga Serbia

Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa, PZAP njoftoi se në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesën e paraqitur nga subjektit politik Koalicioni NISMA-AKR-PD, me të cilën kanë kërkuar nga PZAP-i që të aprovojë ankesën e këtij subjekti dhe të urdhërohet KQZ-ja, që të anulojë nga rezultatit i numërimit në tërësi grumbullin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.

Sipas PZAP-it, ankesa është hedhur poshtë.

Dje, partia Nisma Socialdemokrate ka vlerësuar se QNR-Qendra e Numërimit të Votave ka shkelur ligjin kur i ka hapur dyert votave ilegale nga Serbia, duke i pranuar ato pa vlerësimin ligjor se a janë apo nuk janë të rregullta dhe pa vendim të KQZ-së.

“Në raportin e 11 tetorit vet divizioni për shërbimin e votuesve jashtë vendit, në raportin që ia ka paraqitur KQZ-së, ka identifikuar një mal parregullsi për këto vota të ardhura nga Serbia. Duke filluar nga ajo që ato nuk kanë ardhur përmes postës dhe nuk janë postuar ashtu siç e parasheh ligji për votim me postë, por janë bartur në paketa dhe janë sjellë në postën numër 6 në Prishtinë, e deri tek ardhja e këtyre votave të grumbulluara në paketa, ku siç e thotë raporti paketa më e vogël i ka 157 zarfe, ndërsa paketa më e madhe i ka 238 zarfe”, është theksuar ndër të tjera në komunikatën e NISMA-s.

Nisma Socialdemokrate është në krizë për të kaluar pragun zgjedhor.

Numri i votave të ardhura nga Serbia është rreth 3 mijë. Kundër këtyre votave që të numërohen ka dalë Nisma Socialdemokrate, e cila edhe i largoi nga QNR vëzhguesit e saj./21Media