PZAP shpall pjesërisht të vlefshme ankesën e VV-së për anulimin e dy fletëvotimeve

PZAP shpall pjesërisht të vlefshme ankesën e VV-së për anulimin e dy fletëvotimeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) ka marrë vendim lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka të bëjë me administrimin në QNR.

PZAP ka vendosur që të pranojë pjesërisht të bazuar ankesën e Anr.514/2019 e datës 224.11.2019 e paraqitur nga subjekti Lëvizja Vetëvendosje, me ç’rast është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – dhe QNR që 1 fletëvotim në vendvotimin 2704B/02R të vlerësohet i pavlefshëm dhe i njëjti të largohet nga rezultati përfundimtar i publikuar më 07.11.2019.

Ndërkaq është refuzuar si e pabazuar ankesa Anr.514/2019 e datës 24.11.2019 e paraqitur nga Vetëvendosje për shpalljen e një fletëvotimi të pavlefshëm.

Pas përfundimit të rinumërimit të 1 mijë e 407 vendvotimeve, në PZAP ishte dorëzuar vetëm një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje./21Media