Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Supreme

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të refuzojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numrim të fletëvotimeve të diasporës që kanë arritur pas afatit të paraparë.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku.

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Supreme përmes të cilës kanë kërkuar numërim të 4 mijë e 639 votave të diasporës, kërkesë të cilën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte hedhur poshtë, ndërsa ditë më parë Supremja ia ktheu prapa këtë vendim Panelit.

Lëvizja Vetëvendosje në rast se ka ndonjë pakënaqësi me vendimin, ka kohë 24 orë për ankesë.