Nisma kalon pragun, Limaj: PZAP anuloi kontrabandën nga Serbia

Nisma kalon pragun, Limaj: PZAP anuloi kontrabandën nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve si dhe ka urdhëruar KQZ-në që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e  ardhura nga Serbia. Kreu i Nismës Sociademokrate, Fatmir Limaj tha se me vendimin e  PZAP-it,  Koalicioni Nisma-AKR-PD kalon pragun zgjedhor.  Ai theksoi se me  vendimin e PZAP-së, u dëshmua ajo që është thënë për votat e ardhura nga Serbia./21Media