Nuk do të numërohen votat që kanë arritur me vonesë me postë

Nuk do të numërohen votat që kanë arritur me vonesë me postë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hudhur poshtë ankesën e VV-së për numërimin e rreth 5 mijë fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, të pranuara në KQZ prej datës 08.10.2019 deri më datë 11.10.2019 (që kanë arritur pas afatit ligjor). PZAP e ka cilësuar si të palejueshëm.

“Paneli ka konstatuar se pretendimet ankimore për mos numërimin e 4639 pakove me fletëvotime të ardhura me postë nga qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës, e të cilat nuk kanë ardhur dhe numëruar në QNR, nuk mund të jetë objekt i vlerësimit në këtë fazë të procesit zgjedhor, për faktin se KQZ’ja ende nuk ka marrë vendim lidhur me rinumërimin e këtyre fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, ashtu siç del edhe nga vetë përgjigjja në ankesë e KQZ’së, e parashtruar më datën 19.10.2019”, thuhet në vendimin e PZAP të bërë publik së fundmi.

VV-ja më 17 tetor kishte dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) të 4 mijë 639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata. Sipas VV-së arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë./21Media