Dhurata e bukur e Marios për popullin shqiptar

Dhurata e bukur e Marios për popullin shqiptar

Grimeri i njohur, Mario Dedivanovic po solidarizohet me popullin shqiptar. Ai dhuroi një varëse të bukur për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Mario tregoi se këtë dhuratë ia ka blerë vetes pas shumë vitesh.

“Varësja e parë që ia dhurova vetes. Ju dhurova varëse tjerëve disa herë, por jo edhe vetes. Po shëtisja në një dyqan me vëllain dhe babain tim për t’ia blerë babait një pallto dimri dhe e pashë këtë varëse që po shkëlqente nga dritarja dhe vëllai im më tha të hyjë brenda dhe ta shikojë. Thashë jo, por ai më shtyu. Më tha “vëlla, ti ke punuar shumë qysh kur ke qenë 12 vjeç dhe asnjëherë nuk i ke blerë vetes një varëse. Duhet ta marrësh atë”, i thashë jo, por me të vërtetë e doja dhe e dija se e meritoj. Pushon në zemrën time tani. I dhurova edhe shumën ekuivalente të varëses për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Qëllimi është ta doni veten dhe ta trajtoni veten barabartë si i trajtoni të tjerët. Jeta është e bukur dhe unë jam shumë e lumtur që po e jetoj”, shkroi Mario, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

First piece of jewelry I’ve ever gifted myself ♥️👐🏼 I’ve gifted others jewelry many times but never myself. I was walking through the mall the other day with my brother and father to find my dad a winter coat and I saw this sparkling through a window from the corner of my eyes and my brother told me to go inside and look at it. I said no way but he pushed me in. He said “bro, you been working so hard since you were 12 years old and you’ve never bought yourself a piece of jewelry. You need to get this” I said No I don’t need to get it but I think I really want it and I know I deserve it. It rests on my heart now ❤️ I also donated the equal amount of the necklace to help the families effected by the earthquake in Albania 🇦🇱 I guess my point is to Love yourself and treat yourself equally as well as you do others. 🙏🏻 Life is beautiful and I’m so happy to start living it xo

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

Strehim dhe ndihma tjera gjatë këtyre dy ditëve për Shqipërinë kanë ofruar emra të njohur të skenës sonë. Rreth orës 04:00 të mëngjesit të 26 nëntorit, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia.

52 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmetit./21Media