Qalaj: Mbi 100 policë janë në gjendje jo të mirë shëndetësore

Qalaj edhe sot në Gjilan

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj vizituan kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Qalaj në konferencën për media tha se Policia e Kosovës është në një gjendje jo të mirë sa i përket aspektit shëndetësor të disa kolegëve.

Disa nga ta vuajnë nga kanceri, sëmundje tjera deri tek problemet psikike. Të gjithë janë duke u trajtuar në aspektin mjekësor. Poashtu në të njëjtën kohë pjesë e trajtimeve parashihen edhe masat për disa prej tyre. Varësisht nga sëmundja, por shumica prej tyre punojnë me detyra të lehtësuara, pa armë pa pajisje. Mirëpo për shkak të mos ekzistimit të ligjeve adekuate, që të bëhet trajtimi i duhur ne duhet ata t’i mbajmë në punë”, tha Qalaj.

Sipas tij, numri i pjesëtarëve që nuk janë të aftë të kryejnë punë e kalon numrin 100./21Media

Back to top button