Kënga u publikua me videoklip

Kënga u publikua me videoklip

Këngëtari i njohur, Qazim Menxhiqi në vitet 80-ta ka filluar karrierën me këngë të lehta/muzikë zbavitëse të RTP’së, ku edhe ka interpretuar këngë të kompozitorëve të njohur si të, Tomor Berishës, Mendi Menxhiqit, Severin Kajtazit, Shaban Kelmendit, Selim Ballatës etj.

Para se të migronte në Australi, Menxhiqi e ka filluar karrierën si kantautor, duke shkruar tekste dhe komponuar këngë të zhanreve të ndryshme. Më të dalluarat janë (1986)”Bukë e Kryp Në Vater Tonë” e njohur si “Nisej trimi për gyrbet”. Në vitin 1996 -“Mos më le në mërgim/Unë jam shqipe nga Kosova” dhe “E përjetshme është Shqipëria”.

Qazim Menxhiqi ishte zhytur në heshtje për 20 vjet. Ndërsa, viti 2018 shënoi rikthimin e Qazim Menxhiqit në botë e muzikës si kantautor me kengën “Kush jem ne” dhe tani sapo publikoi këngën e re ” Zemren ta fala”, tekstin dhe muzikën e së cilës i ka bërë vetë./21Media