Asgjë nuk është rastësi

Asgjë nuk është rastësi

Ka shumë gjëra që ne i shohim rreth nesh në baza ditore, por ne nuk e dimë se për çfarë janë vërtet këto gjëra.

Për shembull kemi pa shpesh vrima në majë të kapakëve të stilolapsave apo gomën dy ngjyrshe.

Mendimi është i përhapur që vrima në majë të kapakëve të stilolapsave ka për qëllim që të lejojë që ajri të rrjedhë deri në mushkëri nëse ajo aksidentalisht gëlltitet, pra kjo nuk është aspak rastësi.

Nëse, ndonjë gjë mbërthen në trakën e dikujt, kjo do të bëjë që membrana të rritet në reagim. Ky boshllëk ndihmon në parandalimin e kapakut nga absorbimi në membranë, shkruan rtv21.tv.

Ndërkohë që pjesa e kuqe e gomës shërben për të fshirë lapsin në sipërfaqen e letrave normale, pjesa e kaltër mesa duket shërben për të fshirë lapsin në sipërfaqen e letrës së ashpër, që përdoret zakonisht për vizatim, detyrë kjo që pjesa e kuqe nuk e realizon dot.

Por ndërkohë që mendonim se misteri më në fund u zgjidh, del edhe një detaj tjetër. Përse pikërisht në pjesën e kaltër të gomës ka një shenjë stilolapsi?

Epo ky mendohet të ketë qenë pikërisht një gabim i kompanive që prodhojnë gomat dhe që kanë rënë viktima të legjendës së trashëguar, që thotë se pjesa e kaltër fshin stilolapsin./21Media