Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një person është plagosur me armë zjarri dje në fshatin Sibofc të Podujevës.

Lidhur me këtë rast është është arrestuar një person. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar”, ka konfirmuar policia.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën TT me një karikator me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media