Zebrat kishin ikur nga cirku

Zebrat kishin ikur nga cirku

Një zebër e arratisur u qëllua me armë zjarri në Gjermani pasi u largua nga një cirk dhe iku në një autostradë, duke shkaktuar një aksident trafiku.

Policia në qytetin verior të Rostock tha që kafsha ndërpreu trafikun, dëmtoi veturat dhe shkaktoi një aksident në autostradën A20 të mërkurën përpara se të pushkatohej nga oficerët.

Ndërsa zebra e dytë u kap e gjallë.

Detajet e të shtënave nuk janë bërë publike, transmeton rtv21.tv.

Gjithashtu nuk është ende e qartë se si të dy kafshët u arratisën nga cirku në Gjermaninë veriore të martën në mbrëmje.

Policia të mërkurën në mëngjes lëshoi një paralajmërim në Twitter se një prej zebrave të arratisur ishte duke ndërprerë trafikun në autostradën A20 dhe kishte shkaktuar një aksident.

Në një deklaratë të mëvonshme, ata thanë se askush nuk u lëndua në përplasjen, e cila ndodhi kur njëra makinë frenoi për të shmangur kafshën, duke shkaktuar një tjetër të përplasej në të.

Kafsha gjithashtu dëmtoi automjetet dhe detyroi mbylljen e përkohshme të autostradës.

Zebra u qëllua më vonë pranë bashkisë së Thelkow, pasi përpjekjet e zyrtarëve dhe cirkut për ta kapur të gjallë ishin të pasuksesshme.

Zebra e dytë thuhet se u kthye në cirk./21Media