Plumbi ia mori jetën

Plumbi ia mori jetën

Një 2-vjeçare është qëlluar për vdekje brenda shtëpisë së saj në Filadelfia të dielën, vetëm disa orë pasi një foshnje 11 muajshe u mbijetoi plagëve të marra nga një sulm me katër plumba.

Vogëlushja, emri i së cilës nuk u bë i ditur, u qëllua në pjesën e pasme të kokës në dhomën e ndenjes në shtëpinë e saj në Kensington. Ajo vdiq në vendin e ngjarjes, transmeton rtv21.tv

Sipas raportimeve të mediave të huaja, i dyshuari hapi zjarrin në ora 3.30 pas mëngjesit, duke goditur me shtatë plumba dyer dhe dritare dhe po cilësohet si sulm i qëlluar.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vritet në shtëpinë e tij. Është e tmerrshme. Sulmet me armë, mosrespektimi i jetës ose sigurisë së njerëzve. Të qëllosh në shtëpitë e njerëzve është diçka që nuk mund ta kuptoj”, tha ushtruesja e detyrës së komisarit, Christine Coulter.

Kryesi i veprës po ashtu e qëlloi edhe nënën e fëmijës, 24-vjeçare, në shpinë dhe kokë. Ishte në gjendje kritike, por të qëndrueshme mbrëmjen e së dielës.

Një kontraktues që po punonte në këtë shtëpi, po ashtu u godit në stomak dhe është në gjendje kritike.

Lajmi për vdekjen e vogëlushes vjen vetëm disa orë pasiqë një foshnje 11-muajshe u mbijetoi plagëve të marra në kokë dhe gjoks nga katër plumba. Ai e qëlloi me armë zjarri veturën ku po qëndronte foshnja. Foshnja 11-muajshe u dërgua në spital dhe është në gjendje kritike.

Numri i të vrarëve në Filadelfia për këtë vit është 278./21Media