I dyshuari në arrati

I dyshuari në arrati

Një kamerier afër Parisit në Francë, është qëlluar për vdekje nga një klient i cili thuhet se ishte i zemëruar sepse sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt.

Policia thotë se një hetim për vrasjen është nisur pas incidentit të premten në mbrëmje në periferinë lindore të Noisy-le-Grand.

I dyshuari iku nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur, transmeton rtv21.tv.

Ekipet e ambulancës u përpoqën të shpëtonin kamerierin 28-vjeçar, i cili ishte qëlluar në shpatull, por ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Kolegët e tij i thanë policisë se klienti kishte humbur durimin në dyqanin e picave dhe sanduiçeve për shkak të kohëzgjatjes që kishte marrë për të përgatitur ushqimin e tij.

Vrasja ka tronditur banorët vendas dhe dyqanxhinjtë.

“E trishtueshme”, tha një grua 29-vjeçare për mediat franceze. “Është një restorant i qetë, pa asnjë problem. Sapo u hap disa muaj më parë”, shtoi ajo.

Disa banorë, megjithatë, thanë se kishte një përhapje të krimit në zonë me një rritje të trafikimit të drogës dhe dehjes në rrugë./21Media