Viktima është jashtë rrezikut për jetë

Viktima është jashtë rrezikut për jetë

Është arrestuar një person, i cili aksidentalisht ka qëlluar me armë gruan e tij. Viktima në fjalë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, shkruan rtv21.

Lajmi u konfirmua nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë, në banesën e të dyshuarit në lagjen “Astrit Rrushi”.

Pasi i dyshuari është intervistuar, ai u lirua me urdhër të prokurorit me procedurë të rregullt./21Media