Lajmëron kryetari Ahmeti

Lajmëron kryetari Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lavdëruar punën e Drejtorisë së Mirëqenies dhe Zyrës së rigjenerimit Urban në kryeqytet.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Qendra e dytë për të moshuarit do të hapet të enjten.

“Kuzhina e parë statike që do të shërbejë për të ofruar ushqim të ngrohtë për ata që kanë nevojë do të hapet javën që vjen”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.