“Qendra e re klinike jashtë trafikut të qytetit”

VMRO-DPMNE sot përsëri kërkoi që të mos ndërpritet projekti për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, siç tha Marija Andonova nga VMRO-DPMNE duhet të jap përgjigje se cilat do të jenë argumentet para Bankës qendrore Evropiane që projekti të cilin e kanë përgatitur, e kanë miratuar dhe e kanë financuar nuk është sipas standardeve të tija arkitektonike.

“Është e pa lejueshme dhe e papërgjegjshëm që të kontestohen një projekt i cili kushton 70 milion euro, që të paralajmërojë një projekt të ri I cili do të kushtojë më shumë se 450 milion euro, për realizimin e të cilit do të duhet të pritet më shumë se 10 vite . Taravari do të jetë përgjegjës për atë se më paku 10 vite nuk do të ketë kushte më të mira për shërimin e pacientëve dhe dhjet vite kuadri mjekësor do të punojë në kushte të këqija”, tha Andonova, shkrun TV21.tv

Arben Taravri zyrtairisht në emisionin KLIK PLUS deklaori se Qendra e re Klinike nuk do të ndërtohet në vendin në të cilin e ka planifikuar qeveria e kaluar, por do të ndërtohet në një vend jashtë trafikut të qytetit, ndërsa më pas Taravari bëri të ditur se plani ka qenë që të ndërtohen klinika të brendshme dhe jo qendër klinike.

“Ende jemi duke biseduar me bankën e cila e ka dhënë kreditin ,me firmat të cilat janë angazhuar për ndërtim dhe ne si ministri për të gjetur zgjidhje me të cilën do të humbnim më së paku, megjithatë do të bëjmë këtu diçka të vogël, ose do të improvizojmë diçka me më pak të holla, dhe më tutje do të kërkojmë një kredit tjetër dhe qeveria do të investojë një shumë të caktuar të të hollave dhe do të ndërtojmë një qendër të re klinike, sepse kjo nuk është qendër klinike, kjo është ndërtim I një ndërtese me klinika të brendshme, asgjë tjetër”, theksoi Taravari.

Në Maqedoni ka spitale të cilat ndërtohet me vite të tëra, siç është spitali në Kërçovë e cila ndërtohet tani më 32 vite, por ende nuk është përfunduar, dhe banorët e asaj zone ende e përdorin spitalin e vjetër./21Media

Back to top button