Qendra e skijimit në Brezovicë e mbyllur edhe për dy ditë

Do të largohen dy ortekë

Qendra e skijimit në Brezovicë edhe për dy ditë do të mbetet e mbyllur. Kjo si pasojë e disa ortekëve të mundshëm të cilët duhet të largohen.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka njoftuar se janë gjetur shtatë ortekë të borës, dy prej tyre më të rrëzikshëm.

Motina tha se FSK do ta bëjnë largimin e ortekëve të borës.

“AMMK njofton se nga takimi i mbajtur nen organizimin e qendres se situatave me KFOR dhe FSK dhe pas punes dhe analizimit te situates ne Brezovice gjate dites se djeshme, ka dal me konkludimin se: nga 7 pika te zeza apo orteqe te mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin me rrezik per askend kurse dy jane me rrezikshmeri te mesme dhe i lihet FSK qe gjate dites se neserme e shtune te beje rreshqitjen dhe largimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Ilir Morinës.

Ai tutje tha se qendra e Brezovicës mbetet e mbyllur edhe nesër dhe pasnesër.

Më 26 janar zëvendësministri i diasporës, Arian Daci 40 -vjeçar, humbi jetën në qendrën e skijimit në Brezovicë nga një ortek bore./21Media

Back to top button