Vizitorët shijojnë ushqimet e frikshme

Vizitorët shijojnë ushqimet e frikshme

Festa e Halloween-it apo nata e shtrigave, e cila në vende të ndryshme shënohet me ekspozita dedikuar kësaj date, përfshirë këtu veshje me kostume të frikshme, në Bangkok tërhoqi vëmendje me një ekspozitë më ndryshe.

Në një qendër tregtare atje, veç paraqitjes së dashamirëve të kësaj kremte me kostume të frikshme, u shitën edhe ushqime me temë Halloween-i, shkruan rtv21.tv

Kuzhinierë tajlandez nxorën në shitje ushqime, si copa buke të thekura me merimanga sipër tyre, apo edhe kunguj me merimanga.

Megjithatë kjo qendër ka disa ditë që u transformua në një ambient të ‘frikshëm’, ku duke i ofruar vizitorëve ndjenjën sikur ndodhen në një fshat fantazmash.

Veç ushqimeve, në këtë qendër pati edhe disa paraqitje personazhesh, dedikuar kësaj kremte. Një student u vesh dhe u maskua si klouni Chucky, të cilin e krijoi prodhuesi amerikan i filmave Don Mancini në vitin 1988 për filmin “Child’s Play.”

Veç tij, studentë të tjerë u veshën me kostume të ndryshme të frikshme për të shënuar këtë festë. Në mesin e tyre ka nga ata të veshur si mumie, shtriga, dhe pacientë me sëmundje mendore.

Vlen cekur se edhe pse Halloween-i vlerësohet si festë amerikane, ajo tashmë ka kohë që shënohet rregullisht në Tajlandë, ku vendasit e atjeshëm shfrytëzojnë rastin që të vishen me kostume të ndryshme, të frikshme, dhe të zhyten në një atmosferë më ndryshe nga festivalet tjera vjetore.

Sipas të dhënave për festën, fjala Halloween daton nga viti 1745 dhe ajo ka origjinë të krishterë. Kjo fjalë ka kuptimin “nata e të shenjtëve”.

Me fjalë të tjera, kjo festë i dedikohet ditës së të vdekurve dhe ajo shënohet në disa vende të botës./21Media