"Taksa është instrument i cili duhet të jetë në funksion të shtetit dhe jo një mjet i cili është shëndrru në qëllim politik të brendshëm"

“Taksa është instrument i cili duhet të jetë në funksion të shtetit dhe jo një mjet i cili është shëndrru në qëllim politik të brendshëm”

Sonte në emisionin “Debat Përnime”, është diskutuar për tarifën 100 për qind, dialogun me Serbinë dhe politikën e jashtme.

Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi, taksa nga këndvështrimi politik i LDK-së është instrument i cili duhet të jetë në funksion të shtetit të Kosovës.

“Taksa nga këndvështrimi politik i LDK-së është instrument i cili duhet të jetë në funksion të shtetit të Kosovës dhe jo një mjet i cili është shëndrru në qëllim politik të brendshëm i cili ka hyp në qafën e Kosovës dhe po e dëmton Kosovën. Ky është problem jashtëzakonisht i madh të cilin ne do ta trajtojmë dhe trajtimi i tij do të jetë një trajtim gjithëpërfshirës duke e vendosur parimin e reciprocitetit si e drejtë e garantuar ndërkombëtare dhe duke garantuar interesat e shtetit të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se reciprociteti nënkupton që për çdo që Serbia e bllokon Kosovën, në të njëjtën mënyrë do t’i përgjigjet Kosova.

Në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si reagim ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol./21Media