Vogëlushi qëndroi dy orë në kulmin e spitalit

Vogëlushi qëndroi dy orë në kulmin e spitalit

Pesëvjeçari, të cilin prindërit e tij e dërguan në spital në Indonezisë për ta bërë synet, është frikësuar aq shumë, sa që ka hipur në kulm dhe ka qëndruar tri orë.

Dr Anik Sutari që merret me syneti tash e 20 vjet, ka thënë se  nuk ka parë ndonjë reagim të tillë nga të vegjlit.

Të gjithë kanë frikë, por reagojnë në nivele të ndryshme, mirëpo ky ishte krejt ndryshe, sepse iku në kulm dhe rrezikonte shumë” ka shkruar Sutari në Facebook.

Nga frika se mund të rrëzohej duke ikur, familjarët e as stafi i spitalit, nuk guxonin t’i shkonin pranë, derisa njëri prej familjarëve pati një ide shumë të mirë.

Ai ftoi mësuesen e tij që t’i fliste nxënësit të saj, për ta bindur që të zbriste poshtë.  pasi që vogëlushi ka lidhje të afërt dhe të besueshme me të.

Në fakt, ajo ishte i vetmi person, që arriti ta bindë për të zbritur dhe jo vetëm.

Pas që vogëlushi  zbriti, shkoi vet në klinikë, për t’ju nënshtruar procedurës për syneti, pa u detyruar nga askush dhe gjendja tij shëndetësore tani është shumë e mirë. /21Media