Ruby e ushqen dhe mban majmunin

Ruby e ushqen dhe mban majmunin

Kur një majmun i vogël u sulmua nda disa qen, në Indinë qendrore, Ruby e shpëtoi.

Qeni i erdhi në shpëtim majmunit jetim dhe ‘e adoptoi’ duke e marrë nën kujdes. Madje Ruby i jep edhe gji.

Majmuni jetim u shpëtua nga Ruby, e cila ka vetëm një sy.

Ruby nuk ka vetë këlysh dhe endet nëpër fshatin Kanskheda në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh me majmunin, duke e mbajtur në shpinë.

Sipas pronarit të qenit, Suresh Prabhy, Ruby e ndihmon shumë dhe e mbron majmunin nga çdo rrezik, raporton oranews.