Arrestohen dy persona

Arrestohen dy persona

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në fshatin Sopot të Gjakovës.

Policia ka arrestuar dy persona për shkak të shtënave me armë dhe moskujdesit të kafshëve.

Sipas policisë i dyshuari i parë është arrestuar pasi ia kishte vrarë qenin të dyshuarit të dytë, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ishte përkujdesur për qenin pasi i kishte ngrënë një pulë të dyshuarit të parë.

Megjithatë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt./21Media