Ai imiton një këngëtare duke ushtruar operë

Ai imiton një këngëtare duke ushtruar operë

Pjesa më e madhe e njerëzve janë dashamir të këngës, disa nga ta dashamir të operës. E këtu shohim diçka që e bën këndimin edhe më të veçantë.

Qeni Pomerianian, i cili quhet Mongsvill,  preferon operën. E diçka akoma më e veçantë, ai dashurën e një vajzë duke ushtruar operë, përcjell rtv21.tv

Videoja me qenin i cili imiton vajzën duke interpretuar operë, është xhiruar në Queens, New York  të SHBA-së. Vajza quhet Grace dhe ajo është e dashura e pronarit të qenit Mongsvill. Kështu, një ditë ka filluar të ushtrojë operë në shtëpinë e të dashurit të saj dhe është befasuar kur ka parë se qeni ka filluar ta imitojë atë.

Kjo gjë e ka nxitur atë ta xhirojë edhe videon që shohim, e cila tashmë po tërheqë vëmendjen e shumë dashamirëve të qenve në mediet sociale. Të dëgjojmë edhe për pak qaste interpretimin befasues të operës nga qeni Mongsvill./21Media