Shilegov: Nëse nuk i ngacmon, ata nuk sulmojnë

Shilegov: Nëse nuk i ngacmon, ata nuk sulmojnë

Qentë endacak e pritën kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov-in, në “Dimitar Vllahov” ose më saktë para Muzeut memorial të punëtorëve ilegal për përpunimin e armëve në Shkup gjatë kohës së Lufëts popullore nacional-çlirimtare. Babai i qytetit thotë se, edhe pse në Shkup ka qen endacakë, ata nuk sulmojnë askënd nëse nuk i ngacmon.

“Fillojmë në mënyrë sistematike ta zgjidhim problemin me qëllim që në një afat të mesëm Qyteti i Shkupit më të mos ketë problem me qentë endacak”, tha Shilegov.

Problemi me qentë endacak është i pranishëm tashmë disa vite, por autoritetet e qytetit nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje. Në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, dhjetëra persona u sulmuan nga qen në Aerodrom, i cili më pas u kap nga qyteti i Shkupit. Por, në atë periudhë, ky nuk ishte incidenti i vetëm. Kishte edhe disa raste të ngjashme, me ç ‘rast qytetarët e Shkupit, por edhe nëpër qytetet tjera filluan që të vendosin ushqim të helmuar nëpër rrugë. Organizatat për mbrojtjen e kafshëve gjetën disa kafshë të helmuara dhe reaguan që qytetarët të mos bëjnë më një gjë të tillë. Apelit iu bashkuan edhe disa krerë komunal, duke porositur se helmi është i rrezikshëm edhe pë0r njerëzit.

Incidenti i fundit i regjistruar ndodhi para Vitit të Ri, kur në MPB një plak 71 vjeçar ka denoncuar se është kafshuar nga një qen endacak në Rrugën “Maqedonia”.

“71 vjeçari B.D. ka denoncuar se në Sheshin Maqedonia, më saktë tek “Pallati Ristiqeva” është sulmuar nga qenë endacak. Një prej tyre e ka kafshuar, me çka është drejtuar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore”, nga MPB.

Në buxhetin e qytetit të Shkupit për vitin 2018, janë planifikuar 10 milion denarë të parapara për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me qentë endacak. Sa i përket stacionerit “Vardarishte”, autoritetet e qytetit thonë se objekti është i vjetër, i pa-mirëmbajtur dhe pothuajse i shkatërruar dhe se nevojiten intervenime dhe masa urgjente me qëllim që të mund të shfrytëzohen hapësirat. Kafshët që kapen dhe dërgohen në qendrën “Vardarishte”, jetojnë në kushte mizore, të lënë pasdore, të traumatizuar, të papastër dhe askush nuk dëshiron t’i adaptojë ato./21Media