Kujtohen dëshmorët

Kujtohen dëshmorët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët dhe ish bashkëluftëtarët e tij, Shaban e Isuf Mazrekaj nga Vokshi dhe Burim Mustafaj e Shpend Malaj.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” tha se Qershori i Lirisë, sjell kujtime dhembje e krenarie për të gjithë ne, por edhe motivim për të punuar më shumë në ndërtimin e shtetit.

“Në vrullin e luftës për liri para 21 vitesh, do të përjetësoheshin bashkëluftëtarët Shaban e Isuf Mazrekaj nga Vokshi, ndërsa në vigjilje të Çlirimit, u ndamë nga Burim Mustafaj e Shpend Malaj, luftëtarët më të zot që njoha gjatë përpjekjeve tona pë çlirim e liri”, tha ai duke shtuar se lavdia e përjetshme iu takon dëshmorëve./21Media