Haradinaj: Kjo është e papranueshme

Haradinaj: Kjo është e papranueshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj gazetarit të Insajderit Vehbi Kajtazi.

“Kemi marrë një njoftim për një sulm fizik të gazetarit Vehbi Kajtazi nga Insajderi. Kjo është e papranueshme dhe është e dënueshme prej qeverisë së vendit. Vërtet e dënojmë një akt të tillë të sulmit fizik, jo vetëm mbi Kajtazi, por mbi çdo gazetar. Si qeveri jemi zotuar për një bashkëpunim me media, për të qenë transparent dhe për ri dhënë mundësi fjalës së lirë, dhe mendimit të lirë pikëpamjeve të secilit”, tha Haradinaj./21Media