Gërxhaliu: Shkyçje e energjisë do të ketë pasoja fatale

Gërxhaliu: Shkyçje e energjisë do të ketë pasoja fatale

Oda Ekonomike e Kosovës përmes një konference ka njoftuar qytetarët lidhur me krizën energjetike që vendin po e presin në ditët në vazhdim.

Kryetari i Odës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova rrezikon me furnizim të energjisë elektrike, për shkak të pamundësisë për të mbuluar humbjet në veri. Ai tha se KOSTT dhe OEK iu kanë drejtuar Qeverisë së Kosovës që të ndajnë buxhet shtesë për mbulim të humbjeve për furnizim e energjisë në veri.

“Në analizat e bëra të Odës Ekonomike viteve të fundit furnizimi me energji elektrike ka qenë, është dhe si duket do të mbetet një ndër sfidat më të mëdha, sfidë e cila është duke e ngulfatur zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në veçanti është duke e goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin e Kosovën. KOSTT dhe OEK  u kanë dërguar kërkesë Qeverisë së Kosovës  për të ndarë buxhet shtesë për periudhën e ardhshme të mbulimit të humbjeve për furnizimin e Veriut si zgjidhje të përkohshme dhe emergjente”, tha Gërxhaliu.

Po ashtu, ai tha se KOSTT është dëmtuar rreth 10 milionë euro, që sipas tij ato para i shkojnë në buxhet të operatorit serb dhe këtë çështje e sheh si pengesë te raporteve mes Kosovës dhe vendeve tjera për transmision të energjisë elektrike.

OEK bën apel që të bëjnë të mundur një vazhdim të furnizimit të energjisë elektrike në prodhim dhe import , sepse sipas Gërxhaliut shkyçja do të sjell pasoja fatale për vendin.

“KOSTT është i dëmtuar me afro 10 milionë euro të cilat i shkojnë në buxhet operatorit të Serbisë që është mënyrë direkete  pengesë e shumë raporteve mes të Kosovës dhe vendeve të tjera sa I përket transmisionit të energjisë elektrike. Le të jetë kjo konferencë një apel nga Oda Ekonomike e Kosovës që të bëjnë të mundur një vazhdim të furnizimit me  energjisë elektrike qoftë me prodhim qoftë me import, sepse një shkyçje e tillë do të ketë do të ketë pasoja fatale”, theksoi ai.

Gërxhaliu thotë se nëse kanë pasur mundësi të gjejnë mjete për festa dhe muzikë, duhet të gjinden para edhe për të shpëtuar popullin nga kolapsi.