Rifat Jashari shpallet qytetar me merita të veçanta

Rifat Jashari shpallet qytetar me merita të veçanta

Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 7 gushtit , Rifat Jasharit, i njihet statusi i qytetarit me merita të veçanta për konsolidimin e shtetit të Kosovës. Sipas vendimit, Rifat

Jashari do të gëzojë të gjitha beneficionet e rregulluara me këtë vendim.

Ndër rregullat që parashihen janë: Çdo muaj do t’i transferohen mjete financiare prej 1 mijë eurove në muaj dhe po ashtu do të gëzojë një veturë dhe një shofer personal.

Rifat Jashari është vëllai i Komandantit legjendar Adem Jasharit, i cili bashkë me familjen e tij humbën jetën duke luftuar kundër serbëve në mars të vitit 1998./21Media