Qeveria e Kosovës miratoi draft-buxhetin për vitin 2019

Draft-buxheti i Kosovës është miratuar në mbledhjen e qeverisë së Kosovës

Sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza të hyrat buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë afër 1 miliardë euro e gjysmë.

“Procesi i përgatitjes së këtij draft-buxheti ka filluar në maj të këtij viti. Mendoj se ky draftbuxhet propozon shpërndarje të drejte të buxhetit.Politikat tatimore do te jenë mbështetes të sektorit privat. Ne presim që në vitin 2019 të hyrat të jenë rreth 1 milard e 490 milionë”, tha Hamza.
Sipas Hamzës subvencionet dhe transferet do të rriten për 16 përqind dhe për herë të parë mbështeten me 15 milionë euro edhe ligji për Prishtinën e Obiliqin.

Ai shtoi se për sektorin e shëndëtësisë është propozuar të kete rritje për 18 përqind apo buxheti për 2019 në shëndetësi do të jetë 234 milionë euro.

Në anën tjetër, kryeminsitri Ramush Haradinaj tha se buxheti për 2019,  ka thënë se në këtë buxhet prioritet janë mbrojtja dhe drejtësia.

“Buxheti për vitin 2019 është miratuar, janë deklaruar ato që janë prioritete sic është mbrojtja, rendi publik, gjyqësori, shëndetësia, arsimi. Dhe ajo që ia kemi pasur borxh pensionet janë rritur”, tha ai.

Back to top button