Qeveria e Kosovës ndanë 50 mijë euro për të rinjtë e Bujanovcit

Projekt për aftësimin profesional të të rinjve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot aprovoi kërkesën e Komunës së Bujanocit për të përkrahur projektin për aftësimin profesional të të rinjve të Komunës së Bujanovcit.

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për të përkrahur këtë aktivitet.

Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkëpunimi i filluar dy vite më parë në mes të Komunës së Bujanovcit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të japë rezultate konkrete./21Media

Back to top button