Zjarret në Maqedoni po vazhdojnë të zgjerohen

Zjarret në Maqedoni po vazhdojnë të zgjerohen

Qeveria e RM-së shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e komunave të Makedonski Brod dhe Çashkë, ku tani disa ditë ka zjarre aktive, njoftuan nga MPB. Oliver Spasovski që është edhe kryetar i komitetit udhëheqës për koordinim dhe menaxhim me kriza deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 10 ditë.

Ky vendim është shpallur në seancën e sontme të qeverisë. Vendimi është marrë me qëllim që institucionet kompetente që në mënyrë koordinuse dhe më efikase të menaxhojnë situatën sepse edhe ditëve të ardhshme priten temperatura të larta, e me këtë zmadhohet edhe mundësia për zjarre. Spasovski theksoi se kjo gjendje e jashtëzakonshme po shpallet jo sepse situata është jashtë kontrollit por sepse ka nevojë për akcion koordinues.

Me vendim të tillë përveç Drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje, do të kyqen edhe institucione tjera me qëllim të vënies së situatës nën kontroll./21Media