Qeveria e obligon Ahmetin ta anulojë projektin në Badovc

Në mbrojtje të resurseve natyrore

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit. Këtë e bëri të ditur ministri, Lumir Abdixhiku, shkruan 21Media.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.

Më parë është bërë publikimi i një projekti për ndërtimin e një lagje me shtëpi në afërsi të liqenit të Badovcit.

Në fund të janarit Kuvendi Komunal i Prishtinës pezulloi Planin Zhvillimor Komunal për ndërtimin e kompleksit afarist për zonat 1, 2 dhe 3 në pjesën e liqenit të Badovcit, deri në nxjerrjen e dokumenteve të reja të planifikimit në këtë zonë./21Media

Back to top button