Kryeministri Mustafa e vlerësoi si një ndër asetet më të rëndësishme

Kryeministri Mustafa e vlerësoi si një ndër asetet më të rëndësishme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot Aeroportin e Gjakovës.

Pas takimit me drejtuesit dhe vizitës së aseteve e pajisjeve ekzistuese, kryeministri Mustafa ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që në muajt në vijim të punohet fuqishëm në funksionalizimin e këtij Aeroporti.

Sipas një komunikate, kryeministri Mustafa tha se ky është një aset tepër i rëndësishëm i Kosovës, i cili aktualisht ka një vlerë mbi 10 milionë euro të pajisjeve dhe ndërtesave.

“Do të zgjidhet edhe çështja e pronave, por para së gjithash çështja e përdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik të këtij Aeroporti. Aeroporti është në vend të mrekullueshëm dhe shumë të përshtatshëm. Është një aset për të cilin ka nevojë Kosova që të shfrytëzohet ose për udhëtarë, për mallra, ose si shkollë e pilotimit ose për FSK-në apo Ushtrinë e ardhshme të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeshefja ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, e ka njoftuar për aktivitetet dhe për të gjithë punën që është kryer në Aeroportin e Gjakovës.

“Mirëpo, njëherësh i ndamë edhe të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat jemi ballafaquar gjatë vitit. Shpresojmë se do të përfitojmë të dy anët nga ky takim. Aeroporti i Gjakovës është aset nacional, është aset shtetëror dhe jemi drejt funksionalizimit të këtij Aeroporti”, tha Gojani./21Media

http://rtv21.tv/qeveria-e-perkushtuar-per-aeroportin-e-gjakoves/
Facebook Comment