“Qeveria është e shurdhër nuk i dëgjon kërkesat e struganëve”

VMRO-DPMNE përmes një kumtese ka drejtuar akuza deri te LSDM

Sipas saj LSDM nuk guxon t’i injorojë problemet reale siç është ai në Strugë. Në kumtesë thuhet se derisa struganët po mbyten nga tymi i dendur I cili vjen deponia që digjet çdo ditë, ministrat takohen me ambasadorë të ndryshëm, shkruan Tv21.tv

“LSDM dhe partnerët e tyre të koalicionit janë duke e shkatërruar Strugën, janë duke e shndërruar prej perlës së Liqenit të Ohrit në deponi. LSDM edhe me paaftësinë e saj e rrezikojnë sezonin turistik. Revolti i qytetarëve ndaj Qeverisë është duke u rritur, pasi që gjithnjë e më shumë më e dukshme është qeveria për qytetarët”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Qeveria e LSDM-së, theksohet, është tërësisht e shurdhër dhe nuk i dëgjon kërkesat e struganëve për mbylljen urgjente dhe dislokimin e vendit për anulimin e mbeturinave./21Media

Back to top button