Qeveria franceze frikësohet nga “dhuna masive” në ditët e ardhshme

Qeveria franceze ka thënë se frikësohet nga ndonjë “dhunë masive” në Paris të shtunën

Teksa protestat e Lëvizjes së “xhaketave të verdha” kanë treguar pak shenja të zvogëlimit. Qeveria në anën tjetër ka njoftuar se do ta largojë taksën për karburante, çështje e cila ka nxitur organizimin e këtyre protestave.

Në ndërkohë janë rritur pakënaqësitë ndaj politikave qeveritare dhe tani protestat janë zgjeruar edhe për çështje tjera.

Të enjten, më shumë se 140 persona janë arrestuar në një protestë të vetme lidhur me reformat e propozuara në sistemin shkollor.

Ky marsh ka përfunduar me përleshje në mes të policisë dhe protestuesve para një shkolle, ndërkohë që edhe dhjetëra shkolla tjera janë bllokuar në qytetet si Marsej dhe Paris.

Si pasojë e këtyre protestave janë shkaktuar miliona euro dëme.

Në ndërkohë një tjetër protestë pritet të mbahet ditën e shtunë nga “xhaketat e verdha”.

Duke folur para senatit francez, kryeministri Édouard Philippe ka njoftuar se ditën e shtunë do të angazhohen edhe “forca shtesë” përveç 65,000 zyrtarëve policorë.

Back to top button