Prodhuesit gjermanë të veturave kanë rënë dakord për të ofruar programin "i vjetër për të ri"

Prodhuesit gjermanë të veturave kanë rënë dakord për të ofruar programin “i vjetër për të ri”

Partnerët e koalicionit në qeverinë gjermane u pajtuan që pronarët e automjeteve më të vjetra me naftë, në qytetet ku ajri është veçanërisht i ndotur, t’iu ofrohet mundësi për të zgjedhur në mes stimujve për blerjen “i vjetër për të ri” dhe përmirësimet në harduer për kontrollin e emetimeve.

Pas bisedimeve maratonike në fund të natës, kancelarja Angela Merkel dhe liderët e partnerëve të saj të koalicionit njoftoi herët këtë mëngjes se ata kishin rënë dakord për të ulur nivelin e ndotjes në qytete, duke shmangur masat jopopullore për ndalimin e vozitjes.

Edhe pse qeveria në informacionin e parë nuk ka dhënë detaje të marrëveshjes, Reuters shkruan se prodhuesit gjermanë të veturave kanë rënë dakord për të ofruar programin “i vjetër për të ri” me stimuj atraktivë ose lirime për pronarët e automjeteve me naftë me emisionet standarde Euro 4 dhe Euro 5.

Nëse pronarët e Euro 5 duan për të përmirësuar harduerin për të ashtuquajturin reduktim selektiv katalitik (SCR) dhe nëse ai është në dispozicion dhe kuptimplotë, qeveria gjermane pret që prodhuesit të marrin përsipër këto shpenzime.

Kostot e përmirësimit të pajisjeve me sisteme SCR për automjetet e shpërndarjes dhe furgona komercialë do të subvencionohen nga qeveria deri në 80 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, Gjermania ka 3.1 milionë makina me standardin Euro 4 dhe 5.7 milionë me Euro 5 me motorë dizel, nga gjithsej 46.5 milionë makina në rrugët gjermane.