Dje i është aprovouar kërkesa për azil politik në Hungari

Dje i është aprovouar kërkesa për azil politik në Hungari

Qeveria hungareze e përjashton mundësinë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit në Maqedoni, deklaroi sot ministri hungarez i Drejtësisë LasloTroçani.

“Gruevski pas mori azil në Hungari nuk mund të ekstradohet në vendin në të cilin është qëllim i përndjekjes”, tha Troçani në intervistën për televizionin hungarez “Eho”.

Shërbim hungarez për migrim dhe refugjatë dje i aprovoi azil politik Gruevskit, pas të cilit Maqedonia shpalli  urdhëarrest për shkak të vuajtjes së dënimit me dy vjet burg, raporton TV21.

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë dje deri te autoritetet hungareze ka dorëzuar edhe kërkesë për ekstradimin e Nikolla Gruevskit nga Hungaria./21Media