Që nga pavarësia asnjë qeveri nuk i shkoi deri në fund

Që nga pavarësia asnjë qeveri nuk i shkoi deri në fund

Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar asnjë mandat të plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kështu vlerësoi Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).

Sipas inforgrafikës së prezantuar nga (D4D), presidenti aktual, HashimThaçi ka mbajtur më së shumti postin e kryeministrit për 1387 ditë nga viti 2011 deri në vitin 2014, kurse qeveria më jetëshkurtër ishte Qeveria Haradinaj nga viti 2017 deri 2019 që ka zgjatur 678 ditë .

Qeveria Haradinaj ra të premten, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje për shkak se u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Ai u intervistua sot nga Gjykata Speciale. Pas intervistimit Haradinaj tha se nuk di ende konkretisht se për çfarë është ftuar nga Gjykata, por tregoi se ka vendosur të mbrohet në heshtje./21Media