Qeveria me kredi mbi 5 milionë euro

Shuma e parave pritet të shërbejë për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Unicredit Bank Austria AG sot nga ora 15:00 do të nënshkruajnë një marrëveshje për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro.

Sipas njoftimit të MF-së, këto mjete do të shërbejnë për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtoresha për eksport në UniCredit Bank Austria AG, Sabina Eder.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Back to top button