I menjëhershëm reagimi i Limajt

I menjëhershëm reagimi i Limajt

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për mbrojtjen me ligj të 21 produkteve vendore. Kësisoj, të gjitha pemët dhe perimet që hyjnë në Kosovë tani e tutje do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 përqind të vlerës doganore.

Ky vendim e ka gëzuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili para më shumë se 6 muajve kishte paralajmëruar një vendim të tillë.

“Qeveria e Kosovës, e ka miratuar sot vendimin e propozuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për mbrojtjen më ligj të hiç më pak se 21 produkteve bujqësore. Ky është një lajm i madh për prodhuesit vendor të pemëve dhe perimeve. Jam i lumtur që prodhuesit tanë do të kenë një mbrojtje dhe ata të ndihen të sigurt me produktet e tyre dhe të jenë të barabartë në konkurrencë. Kjo po ndodhë për herë të parë dhe shpresoj të ketë efekte pozitivë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Më tutje, Limaj ka bërë me dije se ky ka qenë një nga katër zotimet e partisë të cilën ai e drejton. Limaj thotë se është koha që njerëzit tanë, punëtorët dhe fermerët ta ndjejnë dorën e shtetit.

“Masat mbrojtëse që po i marrim do të bëjnë që mundi i tyre të mos shkoj huq siç ka ndodhur më parë. Është koha që njerëzit tanë punëtore, fermerët tanë ta ndjejnë dorën e shtetit. Ne synojmë të ofrojmë kushte për një treg të barabartë ku të gjithë prodhuesve do t’u ipet mundësia dhe të konkurrojnë e jo të diskriminohen”, ka shkruar Limaj.