Qeveria miraton Statutin e Shoqërisë Aksionare ,,TREPÇA”

Statusi përcakton Qeverinë e Republikës së Kosovës pronare të 80% të aksioneve

Sipas Ligjit për Trepçën, si dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin nga Bordi Mbikëqyrës për Statutin e Shoqërisë Aksionare ,,TREPÇA” SH.A. Statuti përcakton themeluesit, aksionet e tyre, veprimtarinë, strukturën organizative, kapitalin themeltar, menaxhimin, afarizmin, si dhe çështjet tjera organizative specifike të ,, TREPÇA’’.

SH.A. Statusi përcakton Qeverinë e Republikës së Kosovës pronare të 80% të aksioneve, kurse pronarë të 20 % të aksioneve do të janë punëtorët, sipas Ligjit për Trepçën, ka njoftuar Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media.

,,TREPÇA” SH.A. themelohet me transformimin e njësive biznesore:
1. Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg
2. Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë
3. Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviq.

Bazuar në studimin e qëndrueshmërisë dhe arsyetimin ekonomik e financiar, në përbërje të ,,TREPÇA” SH.A do të formohen edhe këto njësi biznesore:
1. Metalurgjia e Plumbit;
2. Metalurgjia e Zinkut;
3. Industria Kimike.
Miratimin e statutit të “TREPÇA” Sh.A. kryeministri e ka vlerësuar ngjarje të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Pas miratimit nga Qeveria, Statuti i shoqërisë aksionare ,,TREPÇA” SH.A, dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe aprovim./21Media

Back to top button